E Diel, 1 Nëntor 2026

Trashëgimia kulturore, Topi i ftuar në Serbi

TIRANE- Presidenti, Bamir Topi shkon sot ne Serbi, i ftuar ne konferencen rajonale per trashëgiminë kulturore. Sipas axhendes se vizites, ai do te qendroje atje deri ne datën tre shtator, gjate te ciles do te zhvilloje takime me përfaqësues të shteteve të ndryshme qe do jene pjese e konferences.

Kjo eshte vizita e pare e Topit ne Serbi, ne cilesine e presidentit, pasi një vit më parë pati refuzuar të ishte pjesë e samitit të presidentëve të Europës Juglindore në Novi Sad, një samit që mbahet çdo vit, për shkak të situatës politike dhe mospjesëmarrjes së përfaqësuesve të Kosovës në kohën kur serbët bojkotonin çdo takim ku ftoheshin përfaqësuesit e Prishtinës.

Konferenca do të mbahet me datë 2 shtator në qytetin e kohës romake, Viminacijum, afër qytetit të Pozharevcit dhe ka të bëjë me ripajtimin dhe trashëgiminë, ndërkaq për herë të nëntë organizohet me shefat e shteteve të Europës Juglindore dhe këtë vit organizohet nga presidenca serbe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›