E Shtunë, 31 Tetor 2026

Institucionet me parkim te posacem

Bashkia e Tiranes ka miratuar nje zone te posacme per institucionet ne menyre qe zyrtaret qe punojne ne keto ambiente te kene mundesi te parkojne automjetet e tyre.

Shkak per krijimin e ketyre kushteve eshte bere Plani i Qarkullimit te Qendres se kryeqytetit. Bashkia ka bere funksional sheshin perpara ish-bustit te diktatorit Hoxha duke bere vizimet dhe sinjalistiken e nevojshme. Zgjidhja e perkohshme e disa vendeve te parkingut do te ndikoje ne lehtesimin e trafikut ne kryeqytet deri ne perfundimin e punimeve te qendres se Tiranes.

Ne kuader te ketij plani bashkia u beri thirrje dje te gjitha institucioneve qe cenohen nga Plani i Qarkullimit te Qendres qe te respektojne vendparkimet e caktuara prej saj duke mos i parkuar mjetet e tyre ne vendet qe jane ndalim qendrimi. Ne te kundert drejtori i Transportit dhe Levizshmerise ne bashkine e kryeqytetit Enton Punavija beri te ditur se policia bashkiake nuk do te nguroje te marre te gjitha masat ligjore per shkelesit.

Ne vijim te zbatimit te Planit te Qarkullimit per Qendren e Tiranes bashkia ka mundesuar kete territor si vendparkim per te gjitha mjetet e institucioneve te cilet cenohen nga Plani i Qarkullimit te Qendres. Sot duhet te ishte dita e pare qe ky vendparkim te funksiononte por ai vazhdon te jete ende i pambushur tha Punavija. A

i sqaroi se edhe pse Bashkia u ka bere komunikime zyrtare te vazhdueshme gjate javeve te kaluara institucioneve qe preken nga ky plan vendparkimet jane ende jashte funksionit. I bejme apel te gjitha institucioneve se respektimi i vendparkimeve te percaktuara nga ana e Bashkise se Tiranes per mjetet e tyre eshte shume i rendesishem per lehtesimin e trafikut duke qene se parkimi eshte nje nga elementet kryesore te qarkullimit theksoi drejtori i Transportit. Punavija tha gjithashtu se ne ditet ne vijim ne qofte se ne vendet te cilat tashme jane ndalim-qendrimi gjenden mjetet e ketyre institucioneve policet bashkiake do te marrin te gjitha masat ligjore per spostimin e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›