E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, del nga binarët treni me hidrokarbure

Fier - Pesë vagonë cisternë të trenit të ngarkuar me hidrokarbure kanë dalë nga binarët.
Aksidenti ka ndodhur pranë vendit të quajtur Ura e Mbrostarit ku pesë vagonat cisternë , të trenit që transportonte hidrokarbure për eksport, kanë dalë jashtë trasesë së hekurudhës.

Vagonët cisternë transportonin nëntë ton hidrokarbure, por nuk ka pasur asnjë rrjedhje të këtij karburanti prej vagonëve cisternë .
Treni kishte gjithsej 16 vagonë të tillë dhe ishte i drejtuar për transportin e hidrokarbureve për eksport.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë amortizimi i trasesë . njoftohet se policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›