Wall Street Journal:”Merkel pushoi nga puna Berlusconin”
Romë - Në tetor telefonata e kancelares Merkel për presidentin Napolitano:”Nuk besoj se Berlusconi ka forcën e duhur për përballimin e krizës”.
Presidenca ka mohuar menjëherë këtë lajm:”Asnjë ndërhyrje në politikën tonë të brendshme”
Wall Street Journal publikon lajmin sipas të cilit kancelaria Merkel i ka telefonuar presidentit Napolitano ku i ka sugjeruar të ndërrojë kryeministër duke parë se Berlusconi nuk duket aq i fortë sa duhet në përballimin e krizës nga Italia.
Në Itali kanë reaguar menjëherë presidenca dhe disa figura të politikës pranë Berlusconit. Sipas një deklarate të presidencës nuk ka pasur asnjë ndërhyrje në punët e brendshme të Italisë, duke përgënjeshtruar kështu lajmin e dhënë nga gazeta amerikane.
(ar.si/BalkanWeb)