E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, del ngarruga motorrivdes 70-vjecari

FIER- Motorri me të cilin po udhëtonte ka dalë nga rruga duke i marrë jetën një 70 vjecari në aksin rrugor Fier-Seman.

Bëhet e ditur nga strukturat e policisë së këtij qyteti, se 70 vjecari, Ferit Ferko, ka qenë duke lëvizur në këtë aks rrugor me mjetin e tij motorr, që e shihni në këto pamje, kur një pakujdesi e momentit e ka nxjerrë atë nga rruga duke bërë që më pas të përplaset me bordurën e urës.

Mësohet se 70-vjecari Ferko ka gjetur vdekjen e menjëhershme në këtë aksident.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›