Tre te vdekur brenda disa oresh, autobusi shtyp dhe 40 koke bageti
Aksidentet ne Shqiperi kane thyer jo vetem rekordin e e vendeve te rajonit, por edhe ate te nje lufte. Tre persona humben jeten brenda disa oresh diten e djeshme, ndersa 40 krere bageti u shtypen nga nje autobus udhetaresh. Vetem javen qe sapo u mbyll jane regjistruar te pakten 11 te vdekur ne rruge, pa llogaritur te lenduarit. Aksidentet e fundit kane ndodhur ne Gjirokaster, Fier dhe Bulqize, ku ne kete te fundit me teper ka qene nje aksident ne pune, pasi kamioni me krom eshte permbysur dhe ka zene nen vete punetorin 22-vjecar. Nje prej viktimave eshte emigrant ne Greqi, i cili po hante mengjes me pasagjeret e tjere ne lokal dhe ne momentin qe kishte shkuar ne tualet per nevoja personale, eshte goditur nga nje autoveture per vdekje.
Ngjarja e pare ka ndodhur rreth ores 09:00 te mengjesit te djeshem ne aksin kombetar Gjirokaster-Tepelene Burime zyrtare te policise thane se poshte fshatit Shtepez, automjeti tip "Benz", me targa TP2802B, me drejtues mjeti Dino Dine, 29 vjec, banues ne fshatin Hormove te Tepelenes, ka perplasur kembesorin Perparim Hodo, 47-vjec, banues ne Tirane, i cili po tentonte te kalonte rrugen nga krahu i poshtem ne te siperm, por pa sukses, pasi eshte goditur fatalisht. Vdekja e kembesorit ka qene e menjehershme, kurse grupi hetimor zbuloi se Perparim Hodo ishte pasagjer ne autobusin e linjes Tirane-Athine dhe po udhetonte drejt Greqise. Mjeti kishte ndaluar prane nje lokali ku pasagjeret do te hanin, kurse i ndjeri kishte levizur ne ato momente per nevoja personale. Grupi hetimor konkludoi se shkak eshte bere pakujdesia e viktimes per te kontrolluar rrugen, kurse policia ndaloi drejtuesin e mjetit, deri ne zbardhjen e plote te ngjarjes. Kater ore me pare, po ne kete aks, ne vendin e quajtur Ura e Kardhiqit, nje automjet ka shtypur rreth 40 koke bageti te imta dhe eshte larguar nga vendngjarja. Policia u vu ne ndjekje te autorit te dyshuar qe drejtonte nje autobus, por pronari i bagetive nuk mundi te merrte dot targen per shkak te shpejtesise.
Pak ore me pas, tek Ura e Mbrostarit, ne Fier, nje automjet ka dale nga rruga dhe ka perfunduar ne lumin Seman. Policia shkoi menjehere ne vendngjarje e njoftuar nga deshmitaret dhe konstatoi ne uje mjetin me targe FR5639B, kurse brenda tij gjeti trupin e pajete te Nelson Likes, 22 vjec. Shkak i aksidentit dyshohet te jete shpejtesia e madhe dhe humbja e kontrollit te mjetit. Policia ka kerkuar per disa ore ne lume, per te verifikuar nese ka pasur persona te tjere qe udhetonin si pasagjere ne autoveture.
Ne mesdite, ne qytetin e Bulqizes, nje tjeter 22-vjecar gjeti vdekjen pasi u zu poshte nga nje kamion i mbushur me krom qe po shkarkohej. Burime zyrtare te policise thane se mjeti ka qene i ndaluar ne ato momente, por rimorkio eshte shkeputur fatalisht duke zene nen vete te riun e identifikuar si Gentian Leti, qe punonte ne firmen e grumbullimit te krimit. Policia ka mberritur ne vendngjarje dhe po punon per zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve, duke marre ne pyetje jo vetem shoferin, por edhe drejtues te firmes private te grumbullimit te kromit, per kushtet e sigurise ne pune.
LUSHNJE
Nje aksident i rende me nje te vdekur dhe 3 te plagosur ka ndodhur diten e shtune ne rrethin e Lushnjes. Automjeti tip "Benz", me targa DR9972C, qe udhetonte nga Kakavija ne drejtim te kryeqytetit, eshte perplasur me bordurat prane rotondos ne hyrjen jugore te qytetit. Per pasoje ka vdekur pasagjeri 54 vjecar, Xhaferr Domi, kurse shoferi dhe dy pasagjere te tjere u lenduan.
3,5
Per qind
Me teper aksidente regjistrohen ne Shqiperi, ne krahasim me vendet e Evropes Qendrore dhe Jug-Lindore. Shifrat jane alarmante edhe porsa i perket te vdekurve dhe te plagosurve, nderkohe qe shkaqet jane te shumta, nga alkooli, shkelja e rregullave ne shpejtesi, sinjalistika rrugore, parakalimet dhe deri tek pakujdesia dhe rruget e ngushta dhe me infrastrukture te dobet.
Viktimat:
Perparim Hodo, 47-vjec, emigrant
Nelson Likes, 22-vjec, shofer
Gentian Leti, 22-vjec, punetor
I ndaluar:
Dino Dine, 29-vjec, shofer