E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takimme investitorënga Malajzia

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha priti sot përfaqësuesit e kompanisë MMC, të cilët kanë shprehur interesin për të investuar në sektorin energjitik dhe atë të infrastrukturës, përfshirë atë rrugore e portuale. Përfaqësuesit e kompanisë malajziane nga ana e tyre e falenderuan kryeministrin për pritjen dhe u shprehën se janë rezultatet e publikuara së fundmi mbi ekonominë shqiptare dhe performanca e saj që kanë bërë që kompania e tyre të marrë vendimin për të shtrirë investimet në Shqipëri.

Më tej ishte vetë Berisha i cili i falenderoi për projekt idetë e propozuara dhe bëri një panoramë të potencialeve të mëdha të Shqipërisë dhe të mundësive për investim si në sektorin e energjetikës, turizmit dhe infrastrukturës. Gjatë bashkëbisedimit, Kryeministri siguroi investitorët malajzianë se në Shqipëri do të gjejnë një klimë të favorshme për bizneset e huaja, barrën fiskale më të ulët në Evropë si dhe i garantoi ata se do të kënë mbështetjen e plotë të qeverisë dhe strukturave të saj në përputhje me legjislacionin shqiptar, për ti çuar drejt suksesit projektet e tyre.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›