Mamurras, banorëtvuajnë prej 3 muajshmungesën e ujit
MAMURRAS- Banorët e lagjes Demokracia në Mamurras kanë protestuar sot për mungesën e ujit të pijshëm. Nëse prej vitesh ata kanë patur probleme me ndërprerje të herë pas hershme të ujit, prej 3 muajsh në cesmat e tyre nuk rrjedh asnjë pikë ujë.
Paradoksi qëndron në administrimin e rrjetit të ujësjellësit, I cili në vend që të ketë varësi nga Bashkia e Mamurrasit, ka varësi nga ajo e Lacit e cila duket se nuk ka interes të sigurojë ujë për qytetarët e Mamurrasit.
Banorët ankohen se bëjnë 20 deri në 30 kilometra rrugë cdo ditë për të siguruar ujin e pijshëm.
Edhe ndonjë pus që gjendet në lagje është tharë nga përdorimi i shumtë. Banorët kërcënojnë me protesta të vazhdueshme, nëse shqetësimi i tyre nuk zgjidhet.
(e.n/news24/BalkanWeb)