E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, dënohen me 9 vjet burg trafikantët

Fier- Gjykata e Shkallës së Parë në Fier ka dënuar me 9 vjet burg pesë persona të akuzuar për dhënie ndihme në kalimin e paligjshëm të kufirit.

Trupi gjykues përfundoi sot çështjen penale në ngarkim të shtetasve Almir Troka, Bledar Kumanaku, Qazim Kumanaku, Gazmend Kumanaku dhe Neshet Bimaj. “Mbi këta shtetas rëndon akuza e ndihmës në kalimin e paligjshëm të kufirit me qëllim përfitimi material”- thanë burimet e gjykatës.

Që në fillim të shqyrtimit gjyqësor të kësaj çështje penale nga të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre u kërkua aplikim i gjykimit të shkurtuar, e cila u pranua nga gjykata.

Dënimi u dha pasi u provua se 5 personat, në prill të vitit 2008 në bashkëpunim u kapën duke transportuar klandestinë në fshatin Livadhja të Gjirokastrës, në tentativë për të kaluar drejt Greqisë.

Në fund të këtij gjykimi gjykata shpalli fajtor të pandehurin Almir Troka dhe e dënoi me pesë vjet burgim, pas aplikimit të uljes së një të tretës së dënimit dhe me një gjobë prej 5 milon lekë; Bledar Kumanakun u dënua me katër vjet burgim dhe me një gjobë prej katër milion lekësh; Gazmend Kumanaku do të vuajë katër muaj burg, Qazim Kumanaku një muaj burg, kurse Neshet Bimaj ka dalë nga burgu, pasi mbi të rëndonte vetëm akzua e moskallëzimit të veprës penale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›