Rrëshqet dheu nga reshjet, bllokohet Qafa e Qarrit
Korçë- Rrëshqitja e dheut për shkak të intensitetit të madh të reshjeve ka paralizuar qarkullimin e automjeteve në Qafën e Qarrit në Korçë. Sipas burimeve policore, rifillimi i lëvizjes është bërë i mundur vetëm pas ndërhyrjes nga drejtoria rajonale e rrugëve. “Janë pastruar dherat dhe rruga është bërë sërisht e kalueshme”- thonë burimet.
Ndërkohë probleme nga reshjet ka pasur në gjithë zonën, pasi shumë rrugë e shëtitore janë përmbytur, por për fat nuk ka pasur probleme të shumta me banesat.
Problem kryesor për përmbytjet në rrugë, sipas ndërmarrjes së ujësjellësit janë bërë vjedhjet e kapakëve të pusetave.
Era ka qenë e fuqishme dhe ka shkaktuar probleme në linjat elektrike dhe në linjat telefonike. Një pjesë e pemëve dekoratike janë thyer për shkak të erës si dhe shumë tabela treguese ose reklamuese janë shkulur.