E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie nga kati i 7-të, vdes punëtori në Durrës

Durrës- Mungesa e sigurimit teknik në ndërtim ka çuar drejt vdekjes një punëtor, i cili gjatë procesit të punës ka rënë nga lartësitë e katit të 7- të. Ismet Jaupi është nisur si zakonisht per pune mëngjesin e sotëm dhe pas disa orësh është aksidentuar rëndë. “Ismet Jaupi 45 vjec, banor i lagjes nr. 7 të Durresit, në afërsi të zonës së njohur si "Cezma e Ferrës" punonte në ndertimin e një banese që bëhej në plazhin e Durresit”- thanë burimet policore.

Gjatë procesit të punës nga pakujdesia ka rrëshqitur dhe ka rënë poshtë. Është munduar që të kapet diku por nuk ia ka dalë mbane dhe ka rënë në pjesen e sheshtë të katit të parë. Goditja ka qënë e fortë dhe ka pësuar dëmtime të shumta në pjesën e kokës. Menjëherë është nisur drejt spitalit Rajonal të Durrësit dhe sapo e kanë paraqitur në urgjencë, ai i është nënshtruar një operacioni, por që nuk ka arritur të mbijetojë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›