E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, dorëhiqet prefekti Bujar Hasaj: Arsyet personale

Ka dhënë dorëheqjen nga detyra prefekti i qarkut të Fierit, Bujar Hasaj. Njoftimi është konfirmuar nga vetë zoti Hasa mbasditen e sotme, ku në një dalje për mediat rreth orës 15:30, ka njoftuar largimin dhe dorëheqjen e tij nga ushtrimi i funksionit tëPrefektit për arsye personale. Më tej ai ka shtuar se dorëheqja e tij është e parevokueshme, ndërsa nuk ka preferuar të japë komente të tjera lidhur me këtë vendim. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe pasi gazetarët e kanë pyetur lidhur me alternativën që do të pasojëzëvëndësimin e tij, duke u mjaftuar me shprehjen”nuk merrem me tymnaja”. Ndërkohë që menjëherë pas deklaratës së Hasaj, burime nga Prefektura, kanë bërë me dije se do të jetë Albert Bitri ai që do të zëvëndësojë paraardhësin e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›