PD shtrëngon PDIU-në, i jep dy zv.ministra
Edhe pse kryeministri Sali Berisha mburret shpesh herë duke thënë se ka qeverinë më të vogël në rajon, sot ai ka shtuar edhe dy poste zv.ministrash.
Ardian Tano është emëruar zv.ministër i Arsimit dhe Shkencës ndërsa Abaz Hado zv.ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Të dy këto poste i përkasin PDIU-së, e cila ka merr këto poste në një moment delikat për PD-së. Së pari mazhorancës i është larguar një deputet (Gazmend Oketa) dhe tani që po afron koha për zgjedhjen e presidentit të ri, Berisha po kënaq një prej aleatëve që ka dy deputetë në Kuvend. /F.S/