E Diel, 1 Nëntor 2026

Integrimi në BE, KE: Lini mënjanë interesat partiakë

BE, ka lënë në Tiranë nje mesazh të qartë për politikanët shqiptarë, që nëse duan statusin të mos mendojnë vetëm për itneresa partiakë. Në takimin konsultatitv BE-Shqipëri për rishikimin e Planit të veprimit, për 12 rekomandimet, Shefi i njësisë për Shqipërinë pranë drejtorisë së Zgjerimit të Komisionit Europian, Vasilis Maragos, ka deklaruar se vendet e unionit do të tregohen strikte në realizimin e standarteve nga ana e Shqipërisë.
 

“Ato janë ndryshime konkrete që ndodhin në punën e përditshme të institucioneve, jemi këtu për t`u mbështetur dhe duhet të jemi rigorozë, se vendet anëtare presin që ne të jemi rigorozë. Ne duhet të sigurohemi që ju performoni dhe ky informacion iu dërgohet vendeve anëtare. Zgjerimi i BE është mjet për transformimin e shoqërive që aspirojnë për në BE, plani i veprimit është një bazë e mirë për punën, për ne është baza e monitorimit. Qëllimi i diskutimeve është që të shohim cilat janë problemet e prioriteteve kyce dhe të jemi në kohë për raportin e ardhshëm të progresit me rezultate konkrete” u shpreh ai.

Ministrja Bregu ka përcjellë nota optimiste për synimet integruese, duke e lidhur këtë me kthimin aktiv të opozitës në jetën parlamentare.

“Plani i veprimit për qeverinë është konsideruar një instruksion për të sjellë së bashku të gjitha kahet e politikës, të kemi bashkëautorë edhe opopzitën. Ky nuk është një proces që ka nevojë për mendime të ndryshme , ky është një proces që duhet ta nënshkruajmë së bashku, duhet të jetë një material që të jetë i firmosur bashkarisht nga mazhoranca dhe opozita. Reformat janë të përbashkëta dhe mbi të gjitha integrimi nuk është agjendë vetëm e mazhorancës apo e opozitës por është në interes të të gjithë shqiptarëve.Shpresojmë që me marrëveshjen e nëntorit të rikuperojmë kohën e humbur prej dy vjetësh, duke i qëndruar angazhimit të përbashkët dhe duke shpresuar që deri në fund të procesit të ketë një angazhim serioz të opozitës” theksoi Bregu.
 

Takimi dy ditor mes palës europiane dhe asaj shqiptare vjen pas diskutimeve të gjata që u zhvilluan të hënën në komisionin parlamentar të integrimit, ku anëtarët e mashorancës dhe të opozitës në këtë komison i parashtruan Ministres së Integrimit sugjerimet dhe vërejtjet e tyre për prioritetet nga 6 deri në 12.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›