E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, dorëzohet në polici 38-vjeçari i kërkuar

 Një person i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje është vetëdorëzuar në policinë e Fierit.

Shpëtim Morina, 38 vjeç, ishte shpallur në kërkim për veprat penale Vrasje e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë.

Sipas policisë, Morina në bashkëpunim me një shtetas tjetër ka tentuar të vrasë me çifte në 7 gusht të vitit të kaluar Nuri Ç., 54 vjeç, banues në Fier. / K. Thana

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›