Presidneti Topi takim me ambasadorin danez Jensen
Me rastin e marrjes së kryesimit të Presidencës së Bashkimit Evropian, ambasadori i Danimarkës në Tiranë Karsten Jensen është pritur në një takim nga Presidenti i Republikës Bamir Topi.
Takimi zhvillohet si çdo herë kur presidenca e BE-së ndryshon dhe gjatë takimit do të diskutohet mbi aspiratën e Shqipërisë për integrimi në BE.
Jensen, ndryshe nga ambasadorët e tjerë është një diplomat që ka folur hapur çdo herë që i është kërkuar opinion mbi çështje të rëndësishme dhe takimi me Topinvjen në një moment kur po diskutohet gjerësisht mbi zgjedhjen e presidentit të ri.
Ambasadori danez pak ditë më parë është shprehur se duke pasur parasysh rolin e Presidentit në ndërtimin konstitucional të Shqipërisë sa i takon sigurimit të pavarësisë së institucioneve, sipas tij zgjedhjet presidenciale do të jenë një test lakmusi i demokracisë shqiptare dhe qëndrimit të Shqipërisë si e tillë.
Në këtë prizëm, Jensen e shikon si shumë të rëndësishme zgjedhjen e një presidenti të pavarur dhe të panjollosur.
Për këtë çështje një ditë më parë është shprehur edhe kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë Eugen Volfart. Ai tha qartësisht se Shqipëria duhet të zgjedh një president konsensual.
Redaksia OnLine
Florenc Stafa