E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule: Censusi nuk do të njihet nga minoriteti grek

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, shprehet se regjistrimi i popullsisë është një proces i cili nuk do të njihet nga minoritarët. Dule theksoi se minoriteti grek në Shqipëri nuk njeh regjistrimin e popullsisë dhe as rezultatet e dala prej tij. Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, për të disatën herë radhazi e cilësoi procesin e regjistrimit të popullsisë si një dështim të radhës nga ana e qeverisë. Këto deklarata Dule i bëri nga qyteti i Gjirokastrës, ku ndodhej për 21-vjetorin e krijimit të organizatës së minoritetit grek OMONIA. Në këtë përvjetor Dule theksoi se më 2011 nuk janë respektuar si duhet të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri. Kryetari i PBDNJ-së dhe drejtues të organizatës OMONIA janë gjithashtu kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për heqjen e termit “kombësi” nga ligji i shërbimit të Gjendjes Civile. Dule ka deklaruar se do ta apelojë këtë vendim në Gjykatën e Strasburgut. Sa i përket regjistrimit, vetë OMONIA është shprehur se brenda këtij viti do të kryejë numërimin e popullsisë greke që jeton në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›