E Diel, 1 Nëntor 2026

“Sekretet”, Lutaj: Berisha nuk ka besim te kabineti i tij

TIRANË Deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Lutaj, ka reaguar gjatë ditës së djeshme ndaj vendimit të qeverisë, i cili kalon në varësi të kryeministrit Berisha Drejtorinë e Informacionit të Klasifikuar. Nën interpretimin e opozitës, ky vendim është një tentativë e kreut të mazhorancës që të ketë nën tutelën e tij të gjitha institucionet. Deputeti socialist Pirro Lutaj shtoi se me këtë vendim Berisha tregon se ai nuk ka besim edhe tek anëtarët e qeverisë së tij. Në mbledhjen e parë të këtij viti, me vendim qeverie u vendos që Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar të kalojë në varësi të Kryeministrit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›