E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, eksploziv ne hyrjen e nje diskoteke

Nje sasi eksplozivi ka shprethyer para pak castesh ne hyrjen e nje diskoteke ne lagjen “Apollonia” te qytetit te Fierit, per fat te mire pa shkaktuar viktima.

Lajmin e bejne te ditur burime policore lokale, sipas te cilave shperthimi ka shkaktuar vetem deme te shumta materiale.

Sipas burimeve, dyshohet qe atentati te jete kryer per larje hesapesh, pasi pronari i diskotekes eshte shtetasi Vullnet Hoxha, i cili aktualisht ndodhet duke vuajtur denimin me 23 vjet burg ne Itali per vepren penale te trafikut te droges.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›