E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjekës, Oketa: Uzina e demontimit brenda standarteve të siguris

Uzina e lëndëve plasëse në Mjekës të Elbasanit i plotëson të gjitha kushtet e sigurisë për procesin e demontimit të predhave. Kjo ka qenë deklarata e Ministrit të Mbrojtjes Oketa gjatë inspektimit përfundimtar të projektit të demontimit. 

ELBASAN- “Uzina e lëndëve plasëse në Mjekës të Elbasanit, tashmë është gati për të filluar procesin e demontimit të predhave dhe mortajave 160 milimetër”. Kështu ka deklaruar Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, i cili ka realizuar inspektimin përfundimtar të projektit të demontimit të predhave në këtë Uzinë. Duke vizituar ambjentet e brendshme të Uzinës, ku edhe do të realizohet demontimi i predhave Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa ka deklaruar se, “Uzina plotëson të gjitha kushtet e sigurisë”.
Projekti tashmë konsiderohet i nisur, dhe brenda një jave mbyllen të gjitha procedurat “Në këtë uzinë do të demontohen 10 ton predha në ditë dhe më pas me përfundimin e sasisë së predhave 160 milimetra do të shihet mundësia në kalimin e një kalibri tjetër”, ka deklaruar Ministri i Mbrojtjes, i cili u ka kërkuar drejtuesve të kësaj Uzinë për montimin e një linje të dytë me qëllim që të rritet kapaciteti në 20 ton në ditë.
Më pas është realizuar një demonstrim i demontimit në natyrë,i cili me pas do te realizohet edhe ne poligone. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›