Demontimi, nis procesi ne uzinen e Mjekesit

Uzina e Mjekesit ne Elbasan do te rinise punen per shkaterrimin e predhave 160 milimetershe. Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa ka deklaruar se, sasia qe do te shkaterrohet ne dite do te shkoje ne 20 tone.
Nje projekt ky qe do te financohet nga vete buxheti i Ministrise se Mbrojtjes dhe do te kryhet nga specialiste ushtarake.
“Uzina e Mjekesit eshte gati te filloje procesin e demontimit te predhave. Ajo i ploteson kushtet e sigurise. Nderkohe do te filloje puna per nje linje te dyte, pasi kjo uzine i ka kapacitetet edhe per kete, ne menyre qe te rrise demontimin ne 20 tone ne dite”, ka deklaruar Oketa.
Sipas numrit nje te Ministrise se Mbrojtjes, pas perfundimit te ketij projekti, linja moderne do te pershtatet per predha te kalibrave te tjere.