E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier ekzekutohet 35-vjecari

Qyteti i Fierit u trondit sërish në mbrëmjen e së hënës nga një tjetër vrasje.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen 29 Nëntori, ku rreth orës 21.30 u vra 35 vjecari Dhimitër Gjika.

Sipas policisë, tre persona ende të paidentifikuar e kanë qëlluar viktimën katër herë me pistoletë, ndërsa ai në ato momente ishte duke ecur në trotuar dhe më pas u larguan në këmbë nga vendi i ngjarjes.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje mbi këtë ngjarje të rëndë apo nëse ka të dyshuar për këtë ekzekutim.

35 vjecari Gjika ishte nga qyteti i Sarandës, por banonte në Fier.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›