Libri shqip në Lajpcig

Shoqata e Botuesve Shqiptarë me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ka zgjedhur për të prezantuar autorët Helena Kadare, Agron Tufa, Ermir Nika, Lindita Arapi, dhe Romeo Çollaku.
Dhe shtëpi botuese: “Onufri”, “Dituria”, “Ombra GVG”, “Argeta-LMG” dhe “Nereida” me botues që drejtojnë Shoqatën. Këtë vit është parë e udhës që t’i bashkohet prezantimit të librit shqip dhe të autorëve shqiptarë edhe pjesa universitare, nga Departamenti i Letërsisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, përfaqësuar me Dhurata Shehrin, Persida Asllanin e Lili Sulën, që do të referojnë për letërsinë bashkëkohore shqipe.
Në fokus të Panairit të Lajpcigut, edicioni i 21, këtë vit është letërsia polake, ukrainase dhe bjelloruse, nën titullin “Tranzit”. Janë ftuar rreth 2600 autorë, po kaq janë edhe aktivitetet, me një program të ngjeshur ku kontribuojnë artet dhe politika.
Siç është njoftuar, çmimi më i rëndësishëm që jep ky panair, Çmimi i Librit për Mirëkuptimin Evropian 2012 ndahet mes historianit britanik Ian Kershaw dhe historianit amerikan Timothy Snyder.