E Shtunë, 31 Tetor 2026

Notre-Dame ‘rinohet’ për 850-vjetor

Katedralja Notre-Dame në Paris, e ndërtuar që nga viti 1163, do të festojë 850 vjetorin e saj vitin e ardhshëm me një pamje ‘të rinuar’.

Kjo falë donacioneve që vetë katedralja ka arritur të sigurojë për restaurimin e saj, që shkojnë deri në 6.5 milionë euro.

Në ndërtesën, që prej shekujsh ka qenë pikë referimi në Paris, do të ndërhyhet, siç thonë restauruesit, për ta bërë atë më shumë ekologjike, duke i dhënë më tepër hapësirë gjelbërimit.

Ndërhyrje do të ketë edhe tek kambanat, kjo për shkak se ato datojnë që nga viti 1856 dhe nuk janë më në ‘lartësinë e katedrales’.

Ndërtesa përfundoi në vitin 1163 dhe fillimisht shërbeu si shkollë muzike, funksion që do ta kryente deri në vitin 1240, kur shndërrohet në një ndërtesë kulti. Rëndësia e saj qëndron në faktin se nga arkitektët më të mëdhenj në botë, shihet si shembulli perfekt i arkitekturës gotike franceze.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›