Fier, ekzekutohet 35 vjeçari
Share
Një vrasje ka tronditur qytetin e Fierit. Rreth orës 19:30 është ekzekutuar me armë zjarri 35 vjeçari Dhimitër Gjoka, me origjinë nga Saranda, banues në Fier.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen 29 Nëntori. Viktima ishte duke ecur në bulevard kur është qëlluar. Policia thotë se ende nuk ka të dhëna për autorin apo për motivet e ngjarjes.