E Diel, 1 Nëntor 2026

Integrimi, Rama: Qeveria të mbajë përgjegjësitë, PS po kontribuon

Kryetari i PS- së, Edi Rama, ka deklaruar se opozita po jep kontributin e saj për integrimin europian,  ndërsa mazhoranca ende jo.

Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, kreu socialist u shpreh se përgjegjsia që vendi ynë nuk po bën hapa pozitivë drejt BE- së është i mazhorancës, pasi sipas tij opozita i ka plotësuar detyrat e saj.

Besoj që integrimi në BE është një proces që zhvillohet mbi bazën e vetë KE, opozita ka marrë përsipër pjesën e saj, duhet që dhe mazhoranca të luajë rolin që ka, pasi gjërat në pjesën e tyre nuk po shkojnë në drejtimin e duhur. Nuk kanë të gjithë të njëjtën përgjegjësi, barra kryesore është përgjegjësi e qeverisë, ne do bëjmë gjithçka që të mos humbim mundësinë për të tretën herë radhazi- deklaroi Rama.

Lidhur me reformën zgjedhore ai tha se ata që nuk duan reformë kërkojnë vjedhjen e votave, dhe sipas tij për reformën janë dakort dhe aleatët e PS- së.

Në tryezën e Reformës Zgjedhore ne kemi vendosur pikat ku mendojmë se duhet të fokusohen palët në funksion të asaj cfarë ka konstatuar dhe më pas rekomanduar misioni i OSBE-ODIHR. E pastaj në çështje si ato që lidhen me përmirësimin e sistemit zgjedhor mund të kemi mungesë dakortësie bazuar në vullnetin politik të secilës pale Në çështje që lidhen me përcaktimin e rregullave të lojës dhe në adresimin e atyre problemeve që kanë shkaktuar gjithë ato situata tërësisht të papëlqyeshme me zgjedhjet në Shqipëri, dhe kanë cënuar integritetin e tyre, është e domosdoshme që palët të gjejnë dakortësi në rast se secila palë do vërtet zgjedhje të lira e të ndershme,- vijoi Rama.

Ndërsa lidhur me vendimin e gjykatës për ngjarjen e 21 Janarit ai u shpreh se u lanë të lirë vrasësit dhe urëdhruesit e tyre.

Faktet flasin më mirë se çdo koment i imi. 132 persona janë ndaluar dhe kanë paguar çmimin për pjesën e tyre, por vrasësit dhe urdhësruesit e tyre mbeten të pandëshkuar as ligjërisht as moralisht. Të gjithë janë të barabartë para ligjit, ne nuk kemi refuzuar hetimet. Ne nuk kishim synim të realizonim protestë të dhunshme. Të gjithë ata që janë ndaluar janë hetuar nga policia e shtetit dhe është vërtetuar se nuk ka pasur asnjë provë që PS është fshehur pas ushtrimit të dhunës tha ai.

Pyetjes nëse PS- do të votojë ish- kryeministrin Nano për presidenti, ai u shpreh se grupit të tij partiak i intereson një emër që përfaqëson unitetin kombëtar, dhe nuk paragjykon asnjë kandidat.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Rama: Qeveria dështoi me statusin e vendit kandidat Tiranë- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i ka cilësuar...
  2. Kriza energjitike, Rama: Qeveria e paaftë për ta menaxhuar, të bashkëpunojmë Tiranë- Qeveria s’ka asnjë plan për krizën energjitike, duhet të...
  3. Dëbora, Rama: Qeveria abuzon me pushtetin vendor, koha për ndryshim Tiranë- Qeveria ka abuzuar dhe nënvlerësuar pushtetin vendor, dhe politizimi...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›