Mallrat e vjedhura nga vandalët në Greqi u shitën në Shqipëri
Share
Mallrat e vjedhura nga vandalët në Athinë më 12 shkurt, kanë përfunduar në Shqipëri, raporton e përditshmja greke Kathimerini.
Ndërkohë, sipas saj për herë të parë janë publikuar pamjet e kamerave në momentet kur vandalët, shumica të rinj, sulmojnë bizneset në kryeqytet.
Policia i ka publikuar pamjet duke apeluar në opinion publik që të ndihmojnë në identifikimin e vandalëve, por siç bën me dije Kathimerini, nuk ka pasur ndonjë reagim nga njerëzit.