FMN: Shenja stabiliteti në eurozonë. Rrezik, nafta dhe borxhet
PEKIN- FMN konstaton shenja te stabilitetit ne eurozone, por thekson se rreziqet kryesore qe mbeten jane rritja e cmimit te naftes dhe niveli i larte i borxheve.
Deklarata eshte bere nga shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar ,Christine Lagarde, gjate nje fjalimi ne Pekin.
Sipas saj, politikat për përballimin e krizës botërore duket te kene qene efektive dhe falë perpjekjeve te bera, kriza globale bëri një hap prapa nga buza e greminës.
“Kemi arsye për të qenë më shumë optimistë. Por optimizmi nuk duhet të na joshë me një ndjenjë të rreme sigurie”- tha ajo.