E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore zjarr ne nje pallat shpeton e moshuara

Një e moshuar u ka shpëtuar mrekullisht flakëve që përfshinë banesën e saj lagjen “28 Nëntori” në qytetin e Vlorës. E moshuara 75 vjeçare jetonte e vetme në banesë, në një godinë dy katëshe, ndërsa nga flakët është përfshire vetëm kati i dyte i banesës. Arikli Kruta është arritur të shpëtohet në kohë, me vetëm disa plagë te marra në pjesën e fytyrës. Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të shuajë zjarrin dhe të marrë nën kujdes gruan.
Sipas hetimeve paraprake të policisë, zjarri dyshohet të ketë ardhur si pasojë e pakujdesisë së gruas së moshuar në momentin që ajo ka vendosur në punë kaloriferin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›