Kukës, sekuestrohen 350 kg hashash, disa të arrestuar

Policia e Kukësit ka sekuestruar në pikën kufitare të Morinës 350 kilogramë drogë të llojit kanabis sativa.
Burime nga policia bëjnë me dije se droga u gjet e fshehur në tavanin e një kamioni i cili udhëtonte drejt Kosovës ndërsa janë arrestuar edhe disa persona të dyshuar si përgjegjës për trafik droge.
Sipas policisë, droga kishte si destinacion Kosovën dhe më pas në tregun evropian.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës ndërsa operacioni vijon edhe në tre pika të tjera kufitare.