E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia ka nisur rehabilitimin e rrugeve te amortizuara

Në 26 shkurt të këtij viti, Bashkia e Tiranës premtoi rehabilitimin e rrugëve të cilat janë të amortizuara në qytetin e Tiranës.
Pasi përfundoi identifikimi i të gjitha segmenteve rrugore që paraqesin problem, filloi menjëherë ndërhyrja në ato rrugë ku amortizimi është më i madh për të vijuar më pas në të gjitha rrugët që kanë problem.
Dhe ndryshimi është i dukshëm.
Por hapja e pjesshme e këtyre segmenteve rrugorë është shndrruar edhe në një problem shqetësues për banorët e kryeqytetit e vecanërisht drejtuesit e mjeteve.
Në pothuajse të gjitha rrugët ku po punohet, mungon sinjalistika paralajmëruese e gropave të stërmëdha që janë shndrruar në një surprizë për ata që nuk e dinë se këtu po punohet e sidomos në orët e mbrëmjes ku I shpëtojnë edhe syrit të vëmendshëm.
Janë mbi 50 segmente rrugore në kryeqytet që do t,i nënshtrohen rehabilitimit dhe kjo është një nga reagimet e menjëhershme të Bashkisë së Tiranës pas shqetësimit të shprehur nga qytetarët.
Por kjo nuk do të thotë që të neglizhohet vendosja e sinjalistikës që paralajmëron drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes se këtu punohet !

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›