E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në vendin e hedhjes së mbeturinave, plagoset 17-vjecari

Një 17-vjeçar është plagosur mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit pas një shpërthimi në vendin e hedhjes së mbeturinave.
 

Sipas informacioneve 17-vjeçari me inicialet A.Sulejmani nga fshati Drizë e Patosit ishte duke mbledhur sende metali në një vend grumbullimi mbeturinash kur ka ndodhur shpërthimi.
 

Menjëherë adoleshenti është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit dhe sipas mjekëve ai është jashtë rrezikut për jetën.
 

Policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e shpërthimit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›