Ilir Meta: 2012-a do të dëshmohet si një vit i stabilitetit politik

Kreu i LSI-së deklaron gjatë një interviste për ABC News se video-përgjimi është një histori e mbyllur, ndërsa i gjithë orkestrimi i këtij sulmi të shëmtuar e të padrejtë, nuk bëri gjë tjetër veçse solli rritjen e votave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, aq më tepër në kryeqytet, ku beteja politike ishte dhe më e fortë. Meta flet për një bashkëpunim afatgjatë mes LSI dhe PD, pasi siç u shpreh Meta, ky koalicion është funksional dhe 8 maji faktoi maksimalizimin e votave kundrejt koalicionit rival. Meta foli dhe për kursin e integrimit të vendit, duke theksuar statusi i vendit kandidat duhet të ishte marrë një vit më parë. Sipas tij, Shqipëria duhet të dëshmojë stabilitet politik gjatë këtij viti, për të garantuar besimin e ndërkombëtarëve si dhe për të shmangur risqet e një tjetër penalizmi si pasojë e bojkotit dhe bllokimit të institucioneve. Për 21 janarin, kreu i LSI-së i bëri thirrje Prokurorisë të dëshmojë integritet profesional si dhe të shmangë ndërhyrjet e politikës.
...