Fier, flakët përfshijnë pishat prane Semanit e kodrat e Shtyllasit
FIER- Dy zjarre të fuqishëm janë shënuar të dielën në mëngjes në territorin e rrethit të Fierit, raporton sot atsh.
Rreth orës 09.30 flakët kanë përfshirë kodrat e fshatit Shtyllas, rreth 9 km në jug- përëndim të Fierit dhe pak minuta më pas masivin e pishave të bregdetit të Semanit.
Forcat e sektorit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit nga Zjarri pranë prefekturës së Fierit që kanë shkuar menjëherë në vendngjarje kanë mundur të vënë nën kontroll flakët në pyllin e Semanit, ndërsa vazhdon operacioni në kodrat e fshatit Shtyllas ku sipërfaqja e vatrave të zjarrit është shumë e gjerë.
Nga të dhënat e para mësohet se sipërfaqja e përfshirë nga flakët në kodrat e Shtyllasit, që janë të mbuluara nga shkurre, por edhe të kultivuara me ullinj dhe vreshta është rreth 3 ha ndërsa sipërfaqa e prekur nga flakët në pishat e Semanit shkon në rreth 8 dynym.
Përsa i takon shkaqeve ende nuk ka të dhëna nga grupet e eksperteve që po hetojnë për këto raste.
(s.g/balkanWeb)