E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në Kavajë premton subvencione për mbjedhjen e ullinjve

TIRANE- Përfundojne punimet e rrugës Gosë-bregdeti Vil Bashtovë, në Kavajë. Rruga prej 15 kilometra që lidh bregdetin e Vil Bashtovës me autostradën Kavajë-Rrogozhinë, është investim i buxhetit të shtetit me vlerë 970 milionë lekë.

Kryeministri Berisha, duke shprehur kënaqësinë që ishte i pranishëm në këtë përurim, tha se “rruga kompleton infrastrukturën më moderne për bregun e detit të rrethit Kavajë, që pret çdo vit rreth gjysmë milioni pushues vendas e të huaj.”

Kryeministri inkurajoi femerët e zonës të rrisin sipërfaqet e mbjella me ullinj, vreshta e drurë frutorë, duke i siguruar se qeveria do t’i subvencionojë për çdo rrënjë të mbjellë. Pas infrastrukturës rrugore që ju shkurton distancat me tregjet, Kryeministri tha se projekti tjetër i madh infrastrukturor në ndihmë të tyre do të jetë ai i vaditjes.

Segment rrugor lehtëson lëvizjen për 25 mijë banorët e fermerët e komunave Gosë e Kryevidh të rrethit të Kavajës. Ai pritet të sjellë një impakt në zhvillimin e turizmit jo vetëm detar, por edhe kulturor të kësaj zonës, duke e bërë më lehtë të arritshëm kalanë mesjetare të Vil Bashtovës.

Në mbrëmje Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja, zonja Liri Berisha, ndoqi koncertin etno-muzikal “Shqipëria e traditave artistike nga lashtësia në ditët tona”, që u performua nën muret veneciane të kalasë mesjetare të Vil-Bashtovës, në Kavajë, nga orkestra dhe artistë të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, si dhe orkestrës frymore të Forcave të Armatosura Kjo mbrëmje koncertale, një veprimtari krejt e veçantë muzikore e koreografike, u organizua nën kujdesin e Kryeministrit, me synimin për të inkurajuar zhvillimin e eventeve të tilla në monumente kulturore, atraktive për turizmin në vend. Koncerti shënoi ngjarjen e parë artistike në kalanë e Vil-Bashtovës, duke e lancuar atë si një destinacion për turizmin.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›