E Diel, 1 Nëntor 2026

Sporti dhe turizmi firmoset nje marreveshje bashkepunimi dypaleshe

Më në fund, në Shqipëri vjen një ditë e rëndësishme për sportin dhe turizmin.

Përfaqësues të këtyre dy elementëve të rëndësishëm për një shoqëri njerëzore jo vetëm e kanë kuptuar, por edhe kanë arritur të konkretizojnë një bashkëpunim mes tyre.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT) hodhën firmat në një akord dypalësh që parashikon reklamimin reciprok, me qëllim që turizmi shqiptar të njihet sa më shumë në botë dhe si rrjedhojë, kjo do të sjellë edhe rritjen e ndjeshmërisë në botë për sportin shqiptar.

Firmat në kontratë u hodhën nga sekretari i përgjithshëm i KOKSH-it, Stavri Bello dhe nga drejtori i AKT, Klodian Pajuni, të cilët e vlerësuan larg këtë marrëveshje.

Fillimi i bashkëpunimit mes palëve do të jetë në Festivalin Olimpik Rinor në Trabzon të Turqisë, festival që fillon më 24 korrik dhe përfundon më 29 po të këtij muaji. Sportistët shqiptarë, të moshës deri në 16 vjeç, do të pajisen me një katalog që reklamon turizmin shqiptar dhe njëkohësisht do të garojnë për të qenë sa më të suksesshëm. Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH-it, Bello, prezanton skuadrën.

Një nisje e mbarë, e filluar nga sportistët tanë adoleshentë për të kulmuar në Lojrat Olimpike Londër 2012, që do të zhvillohen verën e ardhshme dhe ku shpresohet që sporti shqiptar të fitojë medaljen e parë olimpike në histori, gjë që do të ndihmonte edhe turizmin e vendit tonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›