E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, aksion kundër lojërave të fatit

Policia tha se aksioni u shtri në të gjithë territorin e qytetit dhe gjatë tij u verifikuan 4 lokale, pronarët e të cilëve ushtronin aktivitetin pa lejen përkatëse nga organet tatimore dhe duke mos shlyer detyrimet fiskale.

Në këto kushte, sipas policisë, u bllokua aktiviteti i këtyre lokaleve, ndërkohë që u vendos masa e sekuestros për 48 makineri elektronike(kompjutera).

 Krahas kësaj, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për administratorët e njësive të mësipërme, mes të cilëve Artan Koraqe, Behar Bardhi, Bashkim Bajrami dhe Kleopard Grabova, të cilët akuzohen veç të tjerash, për veprën penale të organizimit të lotarive të palejuara. /Start/

                                                                                             2011-07-23 16:58
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›