Fier, gjendet kufoma e një 40-vjeçari

Një kufomë është gjendur paraditen e sotme në fshatin Levan të Fierit. Sipas informacioneve kufoma është gjendur pranë ish-repartit të tankeve nga banorët e këtij fshati të cilët më pas kanë lajmëruar policinë.
Dyshohet se viktima i moshës rreth 40 vjeç i paindentifikuar të jetë vrarë dy ditë më parë me automatik.
Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje për të identifikuar viktimën dhe për të zbardhur ngjarjen.