Rrogozhinë/Rrëshqitja e dheut, shemben 5 shtëpi

Pesë banesa janë dëmtuar dhe dy të tjera totalisht në fshatin Kodër-Rrogozhinë të Kavajës si pasojë e rrëshqitjes së tokës. Për fat të mirë, nga kjo ngjarje nuk ka asnjë të plagosur, përveçse dëmeve materiale në shtëpitë e lartpërmendura.
Autoritetet lokale kanë bërë me dijeni se dheu ka rrëshqitur për rreth 20 metra gjerësi duke i vënë para banesat.
Ndërkaq, mësohet se 35 banorë kanë mbetur në qiell të hapur pas rrëshqitjes së tokës ndërsa një grup studiuesish po studiojnë tokën dhe rrëshqitjet e dheut.