Fier, gjendet e mbytur në pus një 41-vjeçare

Një grua është gjetur e mbytur në një pus mesditën e sotme në qytetin e Fierit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen "Kastriot" të këtij qyteti ku 41-vjeçarja Hëna Prifti është gjetur e mbytur në pus në rrethana ende të paqarta.
Menjëherë me të marrë informacionin blutë e Fierit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Disa nga pistat për të cilat është duke hetuar policia është vetëmbytja, apo një vrasje e mundshme e 41-vjeçares.