Zajmi: Do ketë lehtësira për emërimin e grave në polici

Shprehja se gruaja është forcë e madhe, duhet të zërë vend në një prej sektorëve më të vështirë, në polici. Zv.ministrja e brendshme Iva Zajmi kërkonë që vajzat shqiptare të rrokin armët e të bëhen pjese e atyre që na garantojnë ligj dhe qetësi.
Sipas numrit dy të ministrisë se brendshme ky apel vjen për të rritur numrin e grave dhe vajzave në Policinë e Shtetit. Madje për të gjitha ato që do të aplikojnë do të ketë edhe lehtësira për të veshur më pas edhe unifromën blu të policisë.
"Të dashura gra dhe vajza! Realizoni një ëndërr tuajën dhe bëhuni pjesë e Policisë së Shtetit sot! Kontributi dhe pjesëmarrja juaj do të pasurojnë organizatën tonë" kjo ka qenë thirrja që ka bërë zv.ministrja e brendshme Iva Zajmi në deklaratën e saj.