E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, gjendet i vdekur një 60 vjecar i paidentifikuar

FIER- Gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore një 60-vjecar në qytetin e Fierit, i cili më pas ka humbur jetën në spital.
Lajmi bëhet i ditur nga policia e qytetit, e cila është njoftuar nga spitali rajonal. Mësohet se viktima ishte gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore nga kalimtarë të rastit dhe më pas është dërguar në spital ku edhe ka humbur jetën.

Sipas policisë viktima është i paidentifikuar ende, rreth 60 vjec, i seksit mashkull dhe i gjatë rreth 1 metër e 70 centimetra. Trupi i pajetë aktualisht ndodhet në morgun e qytetit të Fierit dhe nuk rezulton të ketë shenja dhune.

Dëmtimi i organeve të brendshme ka bërë që fillimisht të mendohet se shkak i vdekjes së tij ka qënë rënia nga lartësia.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›