E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virozat e stinës, ISHP: Nuk ka rrezik për popullatën

Edhe pse rastet e pacienteve qe paraqiten prane qendrave shendetsore me simptoma te gripit te zakonshem shkojne cdo jave mbi 14 mije, specialistet e Shëndetit Publik thone se ne vend nuk qarkullon grip i zakonshem, por thjesht viroza te stines. Drejtori i Shendetiti Publik, Alban Ylli, shprehet se keto viruse nuk sjellin rrezik te madh tek popullata.

“Në Shqipëri vazhdojnë të qarkullojnë viroza të tjera me rrezikshmëri të ulët. Ne rregjistrojmë cdo javë në vendin tonë rreth 14 mijë apo 14 mijë e 500 raste me viroza, kryesisht tek fëmijët. Shtrimet kanë rënë. Pra ka shumë më pak raste të rrezikshme ” tha Ylli.

Drejtori i Shëndetit Publik thote se per kete fluks te madh analizash ISHP i ka te gjitha kapacitetet e nevojshme, por krahas kësaj ai shprehet se jo te gjitha mostrat analizohen.

“Aktualisht ne jemi duke rishikuar strategjitë tona. Nuk e kemi hequr vigjilencën nga problemet serioze si ato të lidhura me gripin për të parë edhe ndonjë virus tjetër qarkullues. Nga këndvështrimi i Shëndetit Publik rrezikshmëria ka rënë dhe për këtë arsye ne i përdorim me shumë kujdes burimet tona” tha Ylli.

Kete vit, risia e vaksines kunder gripit te zakonshem është se ne perberje te shtameve te saj ka dhe shtame ndaj virusit A/H1N1.

Edlira Sulejmani

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›