Nxirren në shitje asetet shtetërore. Prifti, ftesë sipërmarrësve shqiptarë
Privatizimi i gjithckaje. Kjo direktivë e qeverisë ka nisur drejt tregut të gjithë asetet shtetërore e paketa aksionesh duke nisur nga objektet strategjike e deri tek repartet ushtarake të braktisura. Ministri i Ekonomisë Dritan Prifti, në një deklarim për shtyp tha se qeveria pret të arkëtojë nga privatizimet në këtë vit rreth 100 milion euro. (updated)
“Direktiva është për të privatizuar pothuajse çdo gjë, me përjashtim të hidrocentraleve të kaskadës së Drinit, me përjashtim të shëndetësisë dhe të arsimit. Kemi filluar procesin e privatizimit të pjesës së mbetur të Albtelekomit. Po fillojmë procesin e privatizimit të pjesës së mbetur të ARMO-s. Kemi filluar procesin e përzgjedhjes së konsulentëve ndërkombëtarë për privatizimin e Albpetrolit. është ngritur një grup i posatshëm pune ndërministror për privatizimin e INSIG-ut. Kemi me dhjetra ndërmarrje, fabrika apo uzina që sot janë në procese likuidimi. Po në të njëjtën kohë të ketë edhe një kontribut që ne parashikojmë të shkojnë në këtë vit të paktën në 100 milionë euro kontribut për buxhetin e shtetit nga procesi i privatizimit” tha Prifti.
Kreu i dikasterit të ekonomisë i cili do të menaxhojë procesin ka ftuar sipërmarrësit shqiptarë të bëhen pjesë e këtij privatizimi dhe ka specifikuar të drejtën e pronarëve për parablerje.
“Unë do t’i bëj thirrje të gjithë atyre që kanë dëshirë të përfshihen në blerjen e këtyre pasurive. Mbi të gjitha ne do të na interesonte t’i blinin shqiptarët, biznesi shqiptar, investitorët shqiptarë. Pronarët kanë të drejtën e parablerjes, kur një pronë shtetërore ka qenë pronë e tyre ose toka ka qenë pronë e tyre. Atëherë ata kanë të drejtën e parablerjes dhe në këtë rast nuk ka konkurim. Edhe në rastet kur prona shtetërore është e marrë me qira nga një subjet apo nga një individ nëse është investuar më shumë se 150% e vlerës së objektit nga qiramarrësi,
I gjithë procesi i vlerësimit të pronave do të bëhet nga ministria e Ekonomisë, ndërkohë ankandet e shitjeve do të realizohen nga ministria e Financave.
Adi Darsi
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 06 mars 2010 )