E Shtunë, 31 Tetor 2026

New York, arrestohet i dyshuari për terrorizëm

I konvertuar në musliman dhe anëtar i Al-Kaedas, Jose Pimentel, 27 vjeç kishte ndërtuar vetë bomba për t`i vendosur në vende të ndryshme të New Yorkut.
 

Kryetari i këtij qyteti Michael Bloomberg bashkë me policinë kanë theksuar në një konferencë shtypi se Pimentel është arrestuar pas një hetimi 1-vjeçar të policisë.
 

Raportet e para tregojnë se qytetari amerikan kalonte shumicën e kohës online në faqen TrueIslam1, një faqe radikale që e përshkruan veten si “blog i ndërtuar për të edukuar botën për Fenë e Vërtetë të Islamit të tillë si i është shfaqur Profetit të fundit Muhamed”.
 

Pimentel jetonte me nënën në Bronx dhe donte të ndërronte emrin në Osama Hussein (sipas Bin Ladenit dhe Saddamit). Ai do të kishte si shënjestër policët dhe ushtarët të cilët ishin kthyer nga detyrat në Irak dhe Afganistan.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›