SHBA, senati miraton buxhetin për vitin 2012
SHBA- Në SHBA pas Dhomës së Përfaqësuesve, edhe Senati miratoi buxhetin shtetëror për vitin e ardhshëm 2012. Senati e miratoi paketën me 67 vota pro dhe 32 kundër.
Ky buxhet parashikon shpenzime në vlerë prej gati një triliard dollarë deri në tetor të 2012. Më parë republikanët dhe demokratët kishin kaluar një betejë të ashpër për legjislacionin buxhetor. Ndërkohë, sipas të dhënave të Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan Barack Obama e nënshkroi legjislacionin buxhetor.
Ky ligj ishte bllokuar në dhomën e përfaqësuesve dhe një veprim i tillë rrezikonte mbylljen e agjencive qeveritare për mbrojtjen dhe punësimin.
Ky ligj i miratuar parashikon që presidenti Obama të marrë një vendim mjaft të debatueshëm për një tubacion nafte vitin tjetër. Miratimi i buxhetit nënkupton që miliona të papunë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të marrin ndihmë financiare.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)