E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqizë, 6 vetë jetojnë me një rrogë, gruaja e paralizuar: Më ndihmoni

BULQIZË- Një nënë 39-vjecare në Bulqizë, e cila prej vitesh ka pësuar paralizë në këmbët e saj kërkon ndihmë për të përfituar pension invaliditeti. Ndërkohë familja e saj prej 6 anëtarësh jeton vetëm me rrogën e kryefamiljarit, i cili punon si minator.

Valdetja, një nënë nga Bulqiza, që edhe pse jeton në kushte mjerane, vec faktit që është e paralizuar nuk e ka humbur shpresën për të jetuar si gjithë familjet e tjera. 39-vjecarja ka pësuar kufizime të lëvizjes së këmbëve që prej fëmijërisë, për shkak të një problemi shëndetësor, ndërkohë që edhe pas përpjekjeve nuk ka përfituar asnjë pension invaliditeti.

“Këmbën nuk e lëviz dot, me punët e shtëpisë merre vajza, nuk mund të bëj asgjë”, rrëfen gruaja.

“Mami nuk ka mundësi të bëjë asgjë, jemi shumë dobët ekonomikisht”, thotë vajza e saj Sidurela.

Bashkëshorti i saj Ademi është i vetmi që siguron të ardhura përmes punës si minator, por gjendja e familjes Spahiu ka ardhur duke u përkeqësuar që prej 6 muajsh, për shkak të problemeve që ka pasur puna në minierë.
(ma.ar/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Apeli i gruas së paralizuar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›