Shkoder mbetet ne burg masakruesi i gruas
Arrest me burg eshte masa e sigurise qe ka vendosur Gjykata e Shkodres ndaj Sami Bajrakut i cili me 4 dhjetor te ketij viti ka tentuar te vrase me arme te ftohte thike bashkeshorten e tij Vjollca Bajraku ngjarje e ndodhur ne aksin Shiroke-Zogaj. Mbrojtja e perfaqesuar nga avokati Hamdi Shullani ka kerkuar nga gjykata nje mas me te lehte pasi personi ne fjale ka kryer vepren penale ne kushte te tronditjes se thelle psikike. Nga ana tjeter nga deshmite e marra rezulton se dy bashkeshortet Sami Bajraku 52 vjec dhe Vjollca Bajraku 47 vjec te kene qene duke pire kafe ne nje nga lokalet e fshatit Shiroke dhe pasi kane hyre ne automjetin e tyre kane nisur debatet qe kane te bejne me xhelozine mes ciftit. Sami Bajraku ne deshmine e dhene ne hetuesi ne momentin e tronditjes se thelle ka marre nje thike te cilen rastesisht e kishte ne automjet dhe e ka qelluar bashkeshorten e tij duke e lene poshte rruges. Me pas ka njoftuar vete policine dhe eshte vetedorezuar. Autori i ngjarjes 52-vjecar ka pranuar autoresine e krimit si dhe ka shfaqur shenja te pendimit. Ne administrimin e provave arma me te cilen eshte goditur Vjollca Bajraku nuk eshte cilesuar si arme e ftohte. Organi i akuzes i cili perfaqesohej nga prokurorja Denisa Hasko ka kerkuar dhenien e mases se sigurise arrest me burg per vepren penale Vrasje e mbetur ne tentative si dhe vleresimin si te ligjshem te arrestimit te 52-vjecarit. Sami Bajraku 52 vjec diten e 4 dhjetorit pasi ka goditur me thike bashkeshorten e tij duke menduar se e ka lene te vdekur eshte larguar nga vendi i ngjarjes dhe eshte vetedorezuar ne polici pasi edhe ka bere vete njoftimin. Mesohet se mes ciftit te kishte pasur probleme ne lidhjen e tyre ku dyshohet se shkak kryesor te kete qene xhelozia.