Fier, grabiten me armë 2 milionë lekë në supermarket

Një supermarket në qytetin e Fierit ka qenë pre e grabitjes me armë mbrëmjen e sotme.
Burime zyrtare nga policia e Fierit bënë të ditur se ngjarja u krye nga një person i armatosur dhe i maskuar.
Mësohet se pasi ka kërcënuar me armë punonjësen e turnit, grabitësi ka marrë nga aty rreth 2 milionë lekë të vjetra dhe është larguar nga vendngjarja.
Fatmirësisht përveçse vjedhjes së parave nuk ka patur të lënduar në njerëz.
Uniformat blu nisën hetimet dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.