Shkoder/ Arrestohet nje 21- vjecar per prodhim dhe shitje narkotikesh

Një 21 vjeçar, banues në lagjen “3 Herojtë” të qytetit Shkodër, u arrestua sot, pasi akuzohet për veprën penale “Prodhim e shitje të narkotikëve”.
Sipas zëdhënëses së policisë së Shkodrës, Fatbardha Çelepia, 21 vjeçari Kristjan Suti, i cili ka qenë i dënuar dhe më parë për vjedhje, u arrestua pasi, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij u kap në flagrance me një sasi prej 7.9 gram lëndë narkotike mariuanë, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga ana e policisë u kryen veprimet e duhura proceduriale dhe materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.